Ardhja
për së dyti


                          Çfarë po ndodh?                   
                   Ku kanë shkuar të gjithë?         
                     Përse unë mbeta këtu?                   
                        A ka ndonjë shpresë?          
                                       
                                  Sigurisht,                    
                              do të kthehem                 
                              përsëri.                      
                                 Zbulesa 22:20

Pyetjet në kapakun e kësaj fletushke, janë disa prej pyetje-
ve që ju mund të bëni po qe se humbisni fazën e parë të
ardhjes për së dyti të Jezus Krishtit në tokë, e cila quhet:
Lumturia!
=========
Çfarë është kjo lumturi?

Kjo do të ndodhë kur Jezusi do të kthehet përsëri për
shenjtorët e tij, për ata që me besim të patundur ia kanë
besuar përjetësinë ë shpirtërave të tyre vetëm fuqisë së tij
shpëtimtare.

   "Kur të dalë urdhri i Zotit, kur të thërrasë kryeëngjëlli, e t'i
bjerë trumpetës, vetë Perëndia do të zbresë nga qielli. Në
fillim do të ngjallen të gjithë ata që vdiqën duke i besuar
Zotit. Vetëm atëherë, ne që mbetemi gjallë, do të
rrëmbehemi bashkë me ta në takim me Zotin që vjen në re.
Ky takim do të ndodhë në hapësirën ajrore, ku ne do të
mbetemi përgjithmonë me Zotin."

Letra e parë drejtuar selanikasve 4:16-17.
=========
A do të qëndroni mbrapa?

Ata që do të mbeten pas do të thërrasin për ndihmë dhe
qetësim. Çdo zemër do të bëjë pyetjen: "Ku shkuan kris-
tianët?" Një njeri, shpriti i mishëruar i Satanit, anti-krishti do t'i
përgjigjet cdo pyetjeje të tillë.

  "Mesia i rremë do të paraqitet me pushtein e Satanit dhe
do të bëjë gjithfarë mrekullish, shenjash dhe cudish të
rreme. Ai do të mashtrojë të gjithë të humburit me anën e
magjisë së tij. Ky është dëbimi për ata që nuk e pranuan
dhe që nuk e deshën të vërtetën që do t'i kishte shpëtuar.
Prandaj Perëndia u dërgon një fuqi që i bën të gabojnë
dhe t'i besojnë gënjeshtrës, në mënyrë që të dënohen të
gjithë ata që nuk pranuan të besojnë të vërtetën, por që
gjetën kënaqësi në atë që nuk i përgjigjet vullnetit të
Perëndisë."
Letra e parë drejtuar selanikasve 2:9-12.
=========
Mundimi i madh

Paqja do të mbretërojë për tre vjet e gjysëm, pastaj në
këtë kohë që quhet "Mundimi i Madh", që përshkruhet
tek libri i Zbulesës 7:14, në botë do të shpërndahet gjykimi i
Perëndisë në formën e të dërguarve të Satanit, bisha, anti-
krishti, profetët e rremë do të shkaktojnë rrëmujë dhe
shkatërrim tek njerëzimi.

Kapitulli 16 i librit të Zbulesës shkruan për shtatë mallkimet
që do të bien mbi botën që ka refuzuar Perëndinë dhe
udhëheqësit e saj satanikë. Atje shkruhet për plagë të
qelbëzuara, të shoqëruara me dhimbje, për detra të mbu-
shura me gjak të vdekurish, për lumenj gjaku dhe era e
rëndë e jetës ujore që vdes do të zerë njerëzit dhe kafshët.
Dielli do të përcëllojë mishin e atyre që kanë blasfemuar, të
cilët do të ngërdheshen nga dhimbjet kur të humbasin mes
errësirës. Lumi i Eufratit do të thahet, Perëndia do të dërgojë
tërmete dhe shtrëngata të fuqishme bubullimash dhe rru-
fesh. Copa të mëdha breshëri do të bien mbi mbeturinat e
banorëve të tokës. "Çdo gjë mori fund". Stuhitë e qiellit do
të kënaqin inatin e Perëndisë.
=========
Ardhja për së dyti

Pastaj do të ndodhë ardhja për së dyti eë Krishtit.

  "...Ardhja e Zotit tonë Jezus Krishtit me të gjithë shenjtorët
e tij."
Letra e parë drejtuar selanikasve 3:13b.

Ai vjen dhe mposht ushtritë e anti-krishtit. Zoti, Jezus Krishti
do të mbretërojë për 1000 vjet..

Ju mund të thoni: "Këtë nuk e besoj, më lejo të të bëj disa
pyetje." Por më mirë të lejojmë fjalën e Perëndisë t'u
përgjigjet atyre për ju.
==========
Kur do të ketë lumturi? A është e shpejtë ardhja
e saj?

  "...sepse Biri i njeriut do të vijë në atë orë kur ju s'e prisni."
Mateu 24:44

  "Por askush nuk e di ditën dhe orën se kur do të ndodhë
kjo, Këtë gjë nuk e dinë as ëngjëjt në qiell dhe as Biri, por
vetëm Ati i Shenjtë."
Mateu 24:36
========
A do të ndikojë kjo tek unë? Po!

  "Pastaj, nga dy veta që do të gjenden në arë, njeri do të
merret dhe tjetri do të lihet."
Matëu 24:40

Po qe se e humbet lumturinë, atëherë do të mbetesh
prapa për të kaluar mes vështirësive. Pra, si mosbesimtar,
i deziluzionuar, ti do të përfundosh në ferr në përjetësi.

Amund të jetë kjo e vërtetë? Po, Jezusi i ka thënë këto!

  "...Unë do të vij përsëri, do tju marr me vete dhe do tju
shpie atje ku jam vetë."
Gjoni 14:3b.

Nuk ka se përse të gënjejë Jezusi. Ai premtoi se do të
vinte përsëri dhe Ai do të vijë për ata që jenë gati, për
të shpëtuarit.
=========
Çfarë duhet të bëj? Pendohu - beso - shpëto
veten!!

  "Pra, lerini mëkatet tuaja dhe kthehuni nga Perëndia që
tju shlyhen ato."
Veprat 3:19a.

  "...Besoje Jezusin dhe merre për Zot dhe ti do të shpëtosh
sëbashku me farefisin tënd."
Veprat 16:31b.

  "Në fakt, ju jeni shpëtuar vetëm nëpërmjet mëshirës. Ju
s'mund të bëni asgjë vetvetiu, vecse të pranoni me besim
atë që Perëndia bëri për ju. Shpëtimi nuk është meritë e
juaja, ai është dhuratë nga Perëndia."
Efësianët 2:8.

Ju lutemi të na dërgoni këtë fletushkë për të na treguar se
pasi e keni lexuat atë, ju keni vendosur të besoni në Jezus
Krishtin, si Shpëtimtarin tuaj.

_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

Emri _____________________________________________________________

Adresa ___________________________________________________________

Qyteti ___________________________________________________________

Shteti ______________________________________ Mosha ______________

FELLOWSHIP TRACT LEAGUE
P.O. BOX 164   LEBANON OHIO 45036 U.S.A.
ALL TRACTS FREE AS THE LORD PROVIDES
Tract No. 281 [341] (Albanian)

[Christian Helps Ministry (USA)] [Christian Home Bible Course]